Ndërlidhjet

Ban: Duhet mësuar leksionin e Srebrenicës


Potoçari, 26 korrik 2012.
Potoçari, 26 korrik 2012.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka vizituar sot Qendrën Përkujtimore në Potoçari, e cila u kushtohet viktimave të masakrës së Srebrenicës.

I shoqëruar nga zyrtarët e Bosnjës, Ban u është përkulur viktimave të gjenocidit dhe ka vendosur kurorë me lule.

“Duhet të mësojmë leksionin e Srebrenicës. Kombet e Bashkuara punojnë për të parandaluar përsëritjen e Srebrenicës. Komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të mbrojë ata që kanë pasur nevojë për ndihmë dhe më pas janë vrarë. Dhe, pasi të kemi mësuar leksionin e Srebrenicës, komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çdo gjë që është në fuqinë e tij për të siguruar fundin e gjakderdhjes në botë”, ka thënë Ban.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në korrik të vitit 1995. Mbrojtja e qytetit nga forcat paqeruajtëse të OKB-së thuhet te ketë qenë joefikase.

Ban u ka thënë ligjvënësve boshnjakë të mërkurën se OKB-ja nuk ka vepruar me përgjegjësitë e saj në kohën e krizës.

Masakra e Srebrenicës konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në kuadër të turneut të tij në vendet e Evropës Juglindore, sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka vizituar edhe Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë.
XS
SM
MD
LG