Ndërlidhjet

Arrestime të reja për protestat anti-Putin


Moskë, 6 maj 2012.
Moskë, 6 maj 2012.
Policia ruse ka arrestuar edhe dy aktivistë opozitarë në lidhje me dhunën e demonstratave opozitare, që kanë zënë vend në muajin maj.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka bërë të ditur se Nikolaj Kavkazski dhe Aleksei Plokoviç janë dërguar në paraburgim dhe se përballen me akuzat për pjesëmarrje në trazira.

Protestat e 6 majit, të cilat janë zhvilluar në prag të inaugurimit të Vladimir Putinit për mandatin e tretë presidencial, kanë përfshirë përleshje midis policisë dhe demonstruesve.

Mbi 400 njerëz janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG