Ndërlidhjet

Vendimi për Asanzhin pas Lojërave Olimpike


Xhulian Asanzh
Xhulian Asanzh
Autoritetet e Ekuadorit kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen kërkesës për azil të themeluesit të Wikileaks-it, Xhulian Asanzh, pasi të kenë përfunduar Lojërat Olimpike.

Asanzh ka kërkuar azil politik në ambasadën e Ekuadorit në Londër në mes të muajit qershor, për t'iu shmangur ekstradimit në Suedi.

Ministri i Jashtëm i Ekuadorit, Rikardo Patinjo, ka thënë se vendimi nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e shtetit të Amerikës Latine me Britaninë e Madhe.

Suedia akuzon Asanzhin për dhunë seksuale. Asanzh, i cili pohon se nuk është fajtor, ka bërë përpjekje për t’iu shmangur ekstradimit, nga frika se autoritetet suedeze mund ta dorëzojnë në Shtetet e Bashkuara.

Këto të fundit akuzojnë Asanzhin për publikimin e më shumë se 250,000 dokumenteve sekrete amerikane në ueb-faqen e tij Wikileaks.
XS
SM
MD
LG