Ndërlidhjet

Tetë të vrarë nga shpërthimi në treg


Tehsil Salarzai, 26 korrik 2012.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në veriperëndim të Pakistanit.

Ngjarja ka ndodhur në një treg të qytetit Tehsil Salarzai, ndërsa raportet e mediave thonë se të gjithë të vrarët dhe të plagosurit janë civilë.

Sipas zyrtarëve, indikacionet fillestare sugjerojnë se shpërthimi është shkaktuar nga një pajisje e telekomanduar.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende askush, ndonëse dyshimet bien mbi talibanët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG