Ndërlidhjet

SHBA: Forcat siriane “po rreshtohen” për masakër


Pasojat e luftimeve në një rajon në Siri
Pasojat e luftimeve në një rajon në Siri
Shtetet e Bashkuara thanë se ka gjasa që forcat besnike ndaj presidentit të Sirisë, Bashar Al Asad, të jenë “duke u rreshtuar” për një masakër në Allepo.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ka raporte kredibile që flasin për lëvizjën e kolonave të tankeve në drejtim të këtij qyteti, gjë që thuhet se paraqet një eskalim serioz të përpjekjeve qeveritare për t’i mposhtur rebelët.

Rebelët sirianë në Allepo thuhet se po mbledhin municion dhe se po furnizohen me mjete medicionale si përgatitje për një sulm eventual.

Aktivistët thanë se, gjatë luftimeve të së enjtës në Allepo, janë vrarë më shumë se 30 njerëz.
XS
SM
MD
LG