Ndërlidhjet

Kritikohet draft-traktati për armë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Një draft i ri i Traktatit për Tregti me Armë që qarkulloi në mesin e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara të enjtën nxiti kritika të ashpra nga diku 80 shtete, sipas të cilave, drafti ishte tejet i dobët.

Shtetet e kritikuan fushëveprimin, të cilin e parasheh drafti duke e cilësuar atë të ngushtë.

Në deklaratën e përbashkët e 80 shteteve, në të cilën nuk përfshihen pesë shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit-Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania kritikohet edhe gjuha e përdorur në draft.

Në ndërkohë, organizatat joqeveritare si Amnesty International dhe Oxfam i dërguan një letër presidentit amerikan, Barak Obama, duke i kërkuar që në dokument të përfshihet edhe mbrotja nga armët.

Ndërkaq, përmes një deklarate që lëshoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ai shprehu shqetësimin mbi “progresin e kufizuar” që është arritur deri më tani në këtë drejtim.

Negociatat pritet të zvhillohen gjatë së premtës.
XS
SM
MD
LG