Ndërlidhjet

Serbët e veriut kundër zhdoganimit kosovar


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një barrikadë e re është vendosur në arfërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, më saktësisht në Jarinë, ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga autoritetet në Kosovë.

Sipas mediave në gjuhën serbe, qytetarët e tubuar serbë, po pengojnë depërtimin e kamionëve që bartin mall komercial, për të kundërshtuar zhdoganimin që u bëhet në terminalin doganor në pjesën jugore të Mitrovicës.

Mediat serbe citojnë ata të kenë thënë se bllokada që kanë vënë do të vazhdojë derisa nuk ndërpritet zhdoganimi i mallit që vjen nga Serbia.

Jarina dhe Bërnjaku janë dy vendkalime kufitare në veri të Kosovës, ku ende nuk është funksionalizuar tërësisht shërbimi doganor.

Zhdoganimi bëhet në një terminal të vendosur në jug të qytetit të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG