Ndërlidhjet

Romni s’përjashton forcën ushtarake kundër Iranit


Mit Romni
Mit Romni
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mit Romni, ka thënë se Irani bërthamor paraqet “kërcënimin më të madh” dhe se duhet përdorur forcën ushtarake për të penguar atë nga krijimi i armëve bërthamore “nëse opsionet e tjera dështojnë”.

Në komentet e publikuara të premten nga e përditshmja izraelite Ha’aretz, Romni ka thënë se opsioni ushtarak duhet të jetë në dispozicion, nëse format e tjera nuk janë të suksesshme.

“Unë personalisht jam i angazhuar që të ndërmarr çdo hap të nevojshëm për të parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore”, ka thënë Romni.

Pasi për gazetën ka folur nga Londra, Romnni ka refuzuar të komentojë për presidentin e SHBA-së, Barak Obama, duke respektuar traditën politike amerikane për të mos kritikuar presidentin derisa ndodhesh jashtë vendit.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG