Ndërlidhjet

EULEX-i certifikon 94 kopje të librave të regjistrave të Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Më 26 dhe 27 korrik, EULEX-i i ka certifikuar 94 kopje të librave origjinalë të regjistrave të Kosovës për lindjet, vdekjet dhe martesat, që mbulojnë territorin e Janjevës dhe Babushit të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit.

"Përmes projektit të EULEX-it janë certifikuar gjithsej 218 kopje të librave të regjistrit civil dhe fetar të lindjeve, martesave dhe vdekjeve për territorin e Janjevës dhe Babushit të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit. Nga gjithsej 218 kopje, 124 janë për territorin e Janjevës në Komunën e Lipjanit", thuhet në njoftimin e misionit evropian për sundimin e ligjit.

Kopjet e certifikuara të regjistrave origjinalë janë pjesë e marrëveshjeve të arritura në mes të Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Certifikimi i kopjeve të të gjithë librave ekzistues origjinalë të regjistrit civil që gjenden në Serbi, do t’i mundësojë Kosovës t’i ketë të dhënat e duhura dhe cilësore të regjistrit civil, të nevojshme për krijimin e të dhënave të besueshme të regjistrave civilë/popullatës, vlerëson EULEX-i.
XS
SM
MD
LG