Ndërlidhjet

Jahjaga takoi ekipin olimpik të Shqipërisë


Londër, 27 korrik 2012.
Londër, 27 korrik 2012.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë të premten në takimin me ekipin olimpik që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore “Londra 2012”.

Organizuar nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës, në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve i Kosovës, Memli Krasniqi, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi, ambasadori britanik në Kosovë, Jan Klif, ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Muhamet Hamiti, dhe zyrtarë të tjerë.

Në fokus të takimit mësohet të ketë qenë xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, e cila merr pjesë në këtë olimpiadë si pjesë e ekipit të Shqipërisë.

“Ne sot kemi këtu edhe Majlindën tonë, Majlinda Kelmendin, një sportiste e dalluar nga Kosova, që mbron ngjyrat e kombit tonë nën flamurin e Shqipërisë këtu në Londër, që shpreh humanizmin e thellë tonin dhe dëshirën, por edhe synimin që të jemi pjesë e botës, të japim me pjesëmarrjen tonë konkrete atë që na dëshmon si vlerë”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja po qëndron në Londër me ftesë të sekretarit të Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave olimpike, të cilat nisin sonte.
XS
SM
MD
LG