Ndërlidhjet

OSBE i kërkon Taxhikistanit të zhbllokojë YouTube-in


Logo e OSBE-së
Logo e OSBE-së
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka bërë thirrje Taxhikistanit të zhbllokojë ueb-faqen e videove, YouTube, dhe të sigurojë qasje të lirë në informacion.

Mediat lokale kanë raportuar se Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve në Taxhikistan u ka kërkuar ofruesve të internetit më 26 korrik të bllokojnë qasjen në YouTube.

Përfaqësuesja e OSBE-së për Liri të Mediave, Dunja Mijatoviq, ka deklaruar se “vetëm gjykatat lejohen të vendosin nëse duhet të bllokohen ose jo ueb-faqet dhe jo autoritetet”.

Ajo ka thënë se bllokimi privon qytetarët nga e drejta e tyre për të ditur dhe për të marrë informacione rreth zhvillimeve në vendin e tyre.
XS
SM
MD
LG