Ndërlidhjet

Londra 2012 - Mbretëresha u uron fat ekipeve


Mbretëresha Elizabetë
Mbretëresha Elizabetë
Pas shtatë vjetëve planifikim, Lojërat Verore Olimpike nisin zyrtarisht sonte në Londër.

Duke folur para nisjes së ceremonisë, Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta II, u ka uruar ekipeve të të gjitha vendeve fat në lojëra.

“Në të gjitha ekipet tona olimpike ka shumë gjëra që na bëjnë krenarë – grupe të djemve dhe vajzave të reja, të dedikuara për përsosmëri dhe arritje, në shumë disiplina të sportit”.

“Këto ekipe janë mbështetur nga mijëra organizatorë, vullnetarë dhe mbështetës, të cilët do të ndjekin aksionet jo vetëm në objektet olimpike këtu në Mbretërinë e Bashkuar, por në mbarë botën. Për të gjitha këto arsye, unë ju dëshiroj juve dhe vendeve të juaja lojëra të suksesshme, të këndshme dhe të paharrueshme”, ka thënë Mbretëresha Elizabetë.

Ajo i ka bërë këto komente në Pallatin Bakinghem, para rreth 120 liderëve botërorë, të cilët marrin pjesë në hapjen solemne të Olimpiadës "Londra 2012".

Në mesin e udhëheqësve botërorë ndodhen edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG