Ndërlidhjet

Lavrov: Sirisë po i kanoset një tragjedi


Siri...
Siri...
Rusia paralajmëroi se një “tragjedi” po kanoset, derisa ushtria siriane nisi një ofensivë kundër qytetit të dytë më të madh në Siri, Alepos.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u tha gazetarëve se ishte joreale të pritet që qeveria do të qëndrojë duarkryq derisa kryengritësit e armatosur po okuponin qytetet e mëdha.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, citoi aktivistët e opozitës të kenë thënë se trupat e mbështetura nga aeroplanët luftarakë dhe helikopterë u përleshën me kryengritësit në rrethet jugore dhe lindore të qytetit.

Aktivistët e opozitës thonë se rreth 160 njerëz u vranë të premten nëpër Siri, përfshirë 17 në Alepo.

Kyeministri turk Rexhep Tajip Erdogan tha të premten se është e pamundur “të mbetesh një spektator” i ngjarjeve në Alepo, qytet ky që gjendet në kufi me Turqinë.
XS
SM
MD
LG