Ndërlidhjet

Hoxhaj: Qeveria serbe me të kaluar të errët politike


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se njerëzit në Qeverinë e re të Serbisë, kanë një të kaluar të errët politike.

Komentet e tij vijnë një ditë pasi që Kuvendi i Serbisë zgjodhi Qeverinë e re, e cila në katër vjetët e ardhshëm do të udhëhiqet nga socialisti Ivica Daçiq.

“Pjesëtaret e kësaj qeverie, padyshim kanë një të kaluar të errët politike meqë kanë qenë akter direkt politik në katër luftëra që janë zhvilluar në atë të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Mirëpo ne do ta vlerësojmë ketë qeveri karshi qëndrimit që do të ndjekë ndaj Republikës së Kosovës. Kosova është shtet i pavarur sovran dhe demokratik dhe zhvillimet në Serbi nuk do të kenë efekt direkt mbi Republikn e Kosovës”, tha në për Radion Evropa e Lirë, ministri Hoxhaj.

Ai tha po ashtu se pavarësisht se kush e udhëheq shtetin e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve janë dy parakushte.

“Së pari tërheqja e njësive policore dhe formacioneve paramilitare nga veriu i Kosovës si dhe integrimi i veriut të Kosovës. Dhe parakusht i dytë është njohja formale që duhet t’ia bëjë Serbia Republikës se Kosovës si shtet i pavarur dhe si partner fqinj i saj”, theksoi ministri Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG