Ndërlidhjet

Ahtisari: Serbia ta njohë Kosovën, ose të shkojë në Rusi


Marti Ahtisari
Marti Ahtisari
Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën. Le të shkojë në Rusi”, ka thënë ish kryenegociatori për statusin e Kosovës Marti Ahtisari.

“Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, ka thënë Ahtisari ne nje interviste per "Vecernji List" te Zagrebit.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe ka thënë se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën e kanë inkurajuar Serbinë në përpjekjet e saj, por ai është shprehru i bindur se kjo së shpejti do të ndryshojë.

Presidenti i sapozgjedhur serb Tomislav Nikoliq së fundi ka thënë se ai nuk do ta njohë Kosovën madje edhe me çmimin për të mos hyrë në BE.

“Nëse dëhsiron Rusinë, të shkojë atje. Asnjë koncesion nuk është i pranueshëm, k athënë ndër të tjera, Marti Ahtisari.
XS
SM
MD
LG