Ndërlidhjet

Mbahet referendumi mbi Basheskun


Bukuresht
Bukuresht
Rumunët votojnë sot në një referendum mbi shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit të qendrës së djathtë, Trajan Basheskut.

Bashesku është suspenduar nga parlamenti në një seri hapash, që kanë çuar në paralajmërimet e BE-së dhe të SHBA-së se demokracia po shkatërrohej.

Qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Viktor Ponta e ka akuzuar Basheskun për zgjerimin e autoritetit të tij dhe përzierjen në punët e qeverisë.

Bashesku mohon një gjë të tillë dhe kërkon bojkotimin e referendumit. Nëse pjesëmarrja është më e ulët se 50 për qind, referendumi shpallet i pavlefshëm dhe Basheshku do të kthehet në detyrë.

Por, nëse votohet për largimin e tij, rumunët duhet të organizojnë zgjedhje të reja presidenciale.

Konflikti ka paralizuar marrjen e vendimeve politike në Rumani në kohën kur vendi po finalizonte marrëveshjet mbi një pako shpëtimi të mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG