Ndërlidhjet

Natanjahu: Irani të kërcënohet ushtarakisht


Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu
Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu
Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu thotë se një kërcënim ushtarak “i fortë dhe i besueshëm” është i nevojshëm për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i një arme bërthamore.

Duke folur të dielën në Jerusalem, Natanjahu tha se sanksionet ndërkombëtare dhe përpjekjet e tjera diplomatike janë treguar të padobishme në bindjen e Iranit për të hapur programin e tij bërthamor për inspektim.

Komentet e Natanjahut u bënë gjatë një takimi me kandidatin republikan për president të SHBA-së, Mit Romni, i cili më herët sinjalizoi do të mbështesë një sulm izraelit parandalues ushtarak në Iran.

Komentet bëhen gjithashtu në kohën, kur gazeta izraelite “Haaretz” ka botuar një raport duke pretenduar se këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Barak Obama e ka informuar tashmë Natanjahun për një plan amerikan për të sulmuar Iranin, nëse përpjekjet diplomatike dështojnë.

Izraeli dyshon se Irani po synon të sulmojë me raketa shtetin hebre.
XS
SM
MD
LG