Ndërlidhjet

Regjimi i Asadit zotohet në mposhtjen e kryengritësve


Siri
Siri
Granatimet dhe të shtënat me armë zjarri e kanë lëkundur Alepon, derisa forcat siriane qeveritare luftuan kundër kryengitësve të dielën për të marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh të vendit.

Ministri i Jashtëm sirian Ualid al-Muallem tha në një vizitë të paparalajmëruar te aleati kyesor, në Iran se “rebelët patjetër do të mposhten.”

Ai foli në një konferencë të përbashkët shtypi në Teheran me ministrin e Jashtëm Ali Akbar Salehi.

Salehi paralajmëroi se, nëse nëse konflikti në Siri përkeqësohet dhe regjimi i presidentit Bashar al-Asad bie, pasojat “do ta ndihen në rajon dhe përfundimisht në tërë botën”.

Ndërkohë kreu i Këshillit opoitar Kombëtar Sirian Abdulbaset Sajda, u ka kërkuar shteteve të huaja që të armatosin luftëtarët kryengritës.
XS
SM
MD
LG