Ndërlidhjet

Vazhdon ofensiva në Alepo


Alepo
Alepo
Kombet e Bashkuara thonë se rreth 200,000 civilë kanë ikur nga luftimet në Alepo dhe se shumë të tjerë mbeten të bllokuar, përderisa vazhdon ofensiva e forcave qeveritare kundër kryengritësve rebelë.

Forcat e regjimit thonë se kanë rimarrë kontrollin e qarkut jugperëndimor të Alepos, Salahedin. Agjencia Reuters, në anën tjetër, raporton se rebelët vazhdojnë të kontrollojnë lagjet më të mëdha të qytetit dhe se regjimi i presidentit Bashar al-Asad po përdor helikopterët ushtarakë për të bombarduar.

Duke folur para gazetarëve në lidhje me situatën në Alepo, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka thënë:

“Duket qartë se Alepoja është një tjetër shembull tragjik i këtij lloji të dhunës së verbër, që regjimi i Asadit ushtron kundër popullit të tij”.

Ministri i Jashtëm sirian, Vali dal-Muallem, ka thënë të dielën, gjatë një vizite të paprituar në Iran, se forcat rebele “do të munden përfundimisht në Alepo”.

Dy javët e fundit në Siri kanë parë luftë të madhe të forcave të regjimit, pasi kryengritësit kanë forcuar pozicionet në qytetet më të mëdha të vendit, Damask dhe Alepo.
XS
SM
MD
LG