Ndërlidhjet

Times: Aleatët e Asadit


Siri...
Siri...
"Times"

Diplomacia për të ndaluar masakrën në Siri deri më tash ka dëshmuar të jetë e kotë. Plani gjashtëpikësh, i ndërmjetësuar nga ish-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, për tërheqjen e trupave dhe të artilerisë së rëndë nga qytetet, ka shërbyer kryesisht si mbulesë për forcat e presidentit Asad, për të vazhduar sulmet e tyre.

Presioni i Këshillit të Sigurimit për Asadin është penguar vazhdimisht, pasi Rusia dhe Kina u kanë vënë veto propozimeve për sanksione më të ashpra.

Në këtë kasaphane dhe ngecje, megjithatë mbetet pak shpresë. Të gjitha palët kanë kuptuar se largimi i Asadit është parakusht për paqe. Kryeministri i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka lënë të kuptohet se edhe aleatët e Sirisë janë duke humbur durimin me Asadin.

“Nuk e di se si do të duket bilanci politik në të ardhmen dhe çfarë pozite do të ketë Asadi në të. Kjo duhet të vendoset nga populli sirian”, ka thënë Medvedev.

Kështu edhe duhet të jetë. Por, për fat të keq, ky agnosticizëm në lidhje me rolin e ardhshëm të Asadit ka ardhur pas animit për kohë të gjatë të Rusisë dhe të Kinës në mbrojtje të regjimit.

Pozita e Asadit tani duket më e dobët, jo për shkak të marrëveshjes në Kombet e Bashkuara, por pasi opozita brenda Sirisë ka përballuar më shumë se ka hedhur tirani mbi të.

Forcat e Asadit kanë goditur fuqishëm rebelët në Damask dhe Alepo, duke përdorur artileritë dhe helikopterët. Regjimi ka proklamuar sukses në Damask, ndonëse tashmë dihet se rebelët kanë avancuar në dy qytetet më të mëdha të Sirisë.

Dezertimi dhe vrasja e figurave kryesore brenda regjimit kanë minimizuar idenë se pozicioni i Asadit është më i forti dhe më i qëndrueshmi.

Ekziston një limit deri ku mund të arrijë presioni i jashtëm, por trazirat në Siri janë një shqetësim ndërkombëtar, për arsye strategjike dhe humanitare. Paqja e vetme që Asadi është në gjendje të zbatojë, është ajo në kampin e përqendrimit.

Sa më gjatë që të rrijë në pushtet, aq më e sigurt do të jetë agonia në Siri, aq më i madh do të jetë rreziku që vendi të shpërbëhet në vija komunale dhe aq më shumë do të rriten shqetësimet për përdorimin eventual të armëve kimike.

Një regjim kriminel mund të krijojë kaos dhe katastrofë. Edhe pa mbështetje unanime në Këshillin e Sigurimit, është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të japë atë që mund të ndihmojë për të krijuar të ardhmen e pas-Asadit në Siri.

Asadi mund të dobësohet tutje, nëse vazhdon procesi i dezertimit. Ndjekësit e tij duhet të dinë se ata ende mund të fitojnë shenjtoren në mërgim, porse do të përballen me drejtësinë sipas së drejtës ndërkombëtare nëse vazhdojnë fushatën e shtypjes.

Ka shumë ndihmë që mund t’iu jepet rebelëve. Krijimi i një strehe të sigurt në zonat kufitare do t’i bënte sirianët të mendonin se ata janë të mbrojtur.

Nëse fuqitë perëndimore punojnë tani për të nxitur formimin e një qeverie në pritje, reputacioni i tyre në epokën e pas-Asadit do të rritet. Kjo, në vetvete, do të ndihmonte për të shpresuar për një Siri pluraliste dhe paqësore, që do të zëvendësonte makthin që ka krijuar Asadi.(v.t.)
XS
SM
MD
LG