Kryeministri rumun Viktor Ponta tha se nuk do të kërkojë konfrontime të reja me rivalin e qendrës së djathtë, presidentin, Trajan Bashesku, pas dështimit të referendumit për shkarkimin e tij.
“Nuk do të kërkojë konfrontime me Basheskun”, iu tha Ponta pesë mediave të huaja, përfshirë AFP-në, në një intervistë dhënë në zyrën e tij, duke theksuar se “secili do të dalë humbës po që se vazhdon lufta”.
“Shpresoj se Bashesku nuk do të përdorë mjetet e tij pë rte vonuar apo ndaluar disa nga reformat tona”, ka thënë ai.
Zyrtarët rumunë kanë deklaruar se referendumi për shkarkimin nga detyra ose jo të presidentit Trajan Bashesku, është i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët të votuesve.
Byroja Qendrore e Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votimet e së dielës ka qenë nën 46 për qind.
Sipas ligjit, referendumi kërkon pjesëmarrjen e së paku gjysmës së qytetarëve me të drejtë vote për të qenë i ligjshëm.