Ndërlidhjet

Olimpiada: Mekartni u pagua me 1 stërlinë


Pol Mekartni
Pol Mekartni
Pol Mekartni dhe yjet tjera që kanë performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike janë paguar me nga vetëm një stërlinë për angazhimin e tyre, ka konfirmuar organizatori i Londrës 2012.

Ylli i Beatles, Mekartni- që e mbylli ceremoninë, ka nënshkruar një kontratë prej vetëm 1 stërlinë, krahas Majk Oldfildit, Dizi Raskalit, “Underworld” dhe Emeli Sandes.

“Talentët kryesorë parimisht u angazhuan falas”, i ka thënë AFP-së, zëdhënësja e Londrës 2012.

“Por, me qëllim që të kemi një kontratë formale për shërbimet e tyre, duhet të tregohet një shumë, prandaj është vendosur për një stërlinë, e cila mundësoi arranzhmanin kontraktual”.
XS
SM
MD
LG