Ndërlidhjet

Obama paralajmëron lëkundje në ekonomi


Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama, paralajmëroi se ekonomia amerikane do të përballet me “lëkundje” të vazhdueshme në muajt e ardhshëm për shkak të krizës së borxheve në Evropë.

Por, Obama parashikoi se liderët evropianë nuk do ta lënë eurozonën apo monedhën e tyre që të “shpërbëhet”.

Duke folur në një mbledhje fondesh për fushatën e tij, të hënën në mbrëmje në Nju Jork, Obama tha se ai po kalon "një kohë të madhe duke u përpjekur që të punojë" me udhëheqësit evropianë për krizën.

Ai tha se "se sa më shpejt që të ndërmerrin veprime vendimtare, aq më mirë" do të jetë edhe për ekonominë amerikane.
XS
SM
MD
LG