Ndërlidhjet

Jahjaga dekreton 45 gjykatës komunalë


Kosovo - Kosovo president, Atifete Jahjaga, undated
Kosovo - Kosovo president, Atifete Jahjaga, undated
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dekretoi sot emërimin e një numri gjyqtarësh në gjykatat komunale, bëri të ditur presidenca kosovare.

Nga komunikata për media e Zyrës për Informim të presidentës Jahjaga mësohet se për gjykatat komunale në 14 komuna të vendit janë dekretuar 45 gjykatës/e.

Dekretimi thuhet se është bërë duke u bazuar në nenin 84 pika 16, nenin 104 pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në nenin 18 pika 1 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe duke u bazuar në vendimet e datës 18 qershor 2012, të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjyqtarët e dekretuar thuhet se dhanë betimin para presidentes Jahjaga.
XS
SM
MD
LG