Ndërlidhjet

Mali i Zi cakton datën për zgjedhjet e parakohshme


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, kërkoi të martën që zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbahen më 14 tetor, njoftoi AFP-ja.

Parlamenti votoi në javën e kaluar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të nevojës që ne negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Podgorica zyrtare të hyjë me një qeveri që ka një mandat të plotë katër-vjeçar.

Para votimit, koalicioni qeverisës i Partisë Demkratike Socialiste dhe Partisë Socialiste të Popullit veç se ishte marrë vesh që t’i bashkojë forcat gjatë votimit.

Mali i Zi nisi negociatat për anëtarësim në BE në qershor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG