Një rreshter i ushtrisë amerikane është dënuar me 30 ditë burg për shkak të rolit që ka pasur në keqtrajtimin dhe vetvrasjen e një ushtari amerikano-kinez në Afganistan.
Një gjykatë ushtarake në Fort Breg të Karolinës Veriore dënoi rreshterin, Edëm Hollkomb, të martën.
Juria 10 anëtarëshe e gjykatës rekomandoi që rangu i Hollkombësit të ulet nga ai i rreshterit në atë të specialistit.
Prokuroria ushtarake tha se Hollkomb dhe shtatë ushtarë të tjerë, të cilët gjithashtu po përballen me akuza të ngjashme, kanë abuzuar fizikisht dhe emocionalisht ushtarin 19 vjeçar, Deni Çen para se ai të bënte vetvrasje në tetor të vitit 2011.
Mbrojtja, ndërkaq, tha se Çen ka qenë një ushtar inkompetent, i cili ka bërë vetvrasje për shkak të dëbimit nga familja-akuzë kjo, të cilën e ka hedhur poshtë familja e viktimës.