Ndërlidhjet

Paneta në Izrael


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka arritur në Izrael, ku me zyrtarët atje do të diskutojë kërcënimet izraelite kundër Iranit dhe situatën në Siri.

Paneta ka hedhur poshtë raportet e disa mediave se ai planifikon të ndajë me Jerusalemin plane të Shteteve të Bashkuara për aksion ushtarak kundër iranit.

Dyshimet se Teherani do të shfrytëzojë pasurimin e uraniumit për armë bërthamore kanë rezultuar me sanksione ndërkombëtare dhe me paralajmërime ushtarake nga Izraeli.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

Para Izraelit, Paneta ka qëndruar në Egjipt, ku ka zhvilluar bisedime me udhëheqjen e re egjiptiane.
XS
SM
MD
LG