Ndërlidhjet

AGPK shpreh shqetësimin për rastin Niçiq


Kosovo - VOA banner in Albanian
Kosovo - VOA banner in Albanian
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës shprehu shqetësimin për publikimin e korrespondencave që komuna e Graçanicës ka pasur me gazetarin e “Zërit të Amerikës”, Budimir Niçiq.

“Publikimi i komunikimit të gazetarit Niçiq, me qëllim diskreditimin e tij paraqet shkelje
të rëndë të lirisë së shtypit. Komuna e Graçanicës në këtë mënyrë po përdor asetet e
publike për të linçuar një gazetar, i cili krejt çfarë ka bërë është hulumtimi i një teme
lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë në komunën e Graçanicës.
Komuna ka publikuar në sajtin zyrtarë bisedën që gazetari Niçiq ka bërë me zyrtarë të
Ujësjellësit”, thuhet në komunikatën për shtyp të AGPK-së.

AGPK-ja i kërkoi policisë që ta hetojë rruga nëpërmjet së cilës komuna e Graçanicës
ka marrë në posedim korrespodencat e gazetarit Niçiq, ndërsa nga komuna kërkoi “distancimin nga ky veprim i ulët dhe kërkim falje nga gazetari Niçiq”.

AGPK-ja theksoi se “Përdorimi i fuqisë së pushtetit lokal për të diskredituar gazetarët është shkelje e rëndë e të drejtës së qytetarëve për t`u informuar”.
XS
SM
MD
LG