Ndërlidhjet

Krijohet imazhi i sulmuesit në Bullgari


Pamja e sulmuesit vetvrasës treguar në video
Pamja e sulmuesit vetvrasës treguar në video
Ekspertët bullgarë konstruktuan imazhin e fytyrës së sulmuesit vetvrasës, nga sulmi i të cilit mbi një autobus turistësh mbetën të vrarë pesë izrealitë dhe vozitësi i autobusit.

Incidenti ndodhi në afërsi të bregdetit bullgar dy javë më parë.

Koka e sulmuesit ishte gjetur në vendin e ngjarjes.

Ministri i brendshëm bullgar tha se imazhi kompjuterik tregon një burrë afër të 30-ave me flokë të zeza dhe sy të mbylltë.

Ministri, Tsvetan Tsvetanov, tha se fytyra e sulmuesit ishte rikonstruktuar “falë teknologjisë moderne ofruar Bullgarisë nga shërbimet partnere”.

Në një video për sulmin e 18 korrikut, të cilën e pat publikuar policia, shihej sulmuesi që kishte të veshur pantolla të shkurtëra, një bluzë të kaltër e që në shpinë mbante një çantë.
XS
SM
MD
LG