Ndërlidhjet

SHBA: Për Pakistanin – 1.18 miliard dollarë ndihmë


Takimi Allen - Kajani
Takimi Allen - Kajani
Pakistani i ka marrë 1.18 miliard dollarë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara për operacione kundër – kryengritëse.

Zëdhënësi i Bankës Shtetërore të Pakistanit, Sajed Vasemudin, i tha Radios Evropa e Lirë, se kjo shumë është marrë dje.

Të hollat ishin bllokuar pas mospajtimeve ndërmjet dy vendeve lidhur me vrasjen e 24 ushtarëve të Pakistanit, në muajin nëntor të vitit të kaluar, gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara.

Menjëherë pas kësaj, Islamabadi i kishte bllokuar rrugët e furnizimit të NATO-s për në Afganistan.

Shuma prej 1.18 miliard dollarësh është një shenjë e përmirësimit të lidhjeve, disa ditë pas arritjes së marrëveshjes së re për rrugët e furnizimit të NATO-s.

Poashtu, ky zhvillim u bë pas vizitës së komandantit të forcave të NATO-s në Afganistan, Xhon Allen, në Pakistan, me ç’rast me liderët ushtarakë u diskutua për çështjet e sigurisë. Gjenerali Allen bisedoi edhe me komandantin më të lartë ushtarak pakistanez, Ashfaq Kajani.
XS
SM
MD
LG