Ndërlidhjet

Eurozonë: Pas deklaratës së Dragit, rënie e bursave dhe euros


Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë kanë shënuar rënie, pasi presidenti i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Dragi, tha mbrëmë se banka do të bëjë çdo gjë të mundshme për t’i ndihmuar vendet e eurozonës që kanë probleme. Sipas tij, kjo do të bëhet “brenda javëve të ardhshme”.

Dragi poashtu tha se ndihma nga BQE-ja do të jepet vetëm nëse qeveritë përkushtohen për disa gjëra të caktuara.

Pas kësaj, tregjet financiare shënuan rënie, ndërsa euroja humbi në vlerë në raport me dollarin amerikan.

Rrjedhimisht, çmimet e kredive të Spanjës dhe Italisë u ngritën me të shpejtë.
XS
SM
MD
LG