Ndërlidhjet

Viktima dhe përleshje të reja në Siri


Alepo
Alepo
Në Siri, që nga mëngjesi, kanë humbur jetën 13 persona, ndërkohë që rebelët kanë sulmuar ndërtesën e televizionit shtetëror në Alepo, ka bërë të ditur agjencia Sana dhe organizatat joqeveritare.

Trembëdhjetë të vrarët përfshijnë një viktimë në Latakia, gjashtë në Deir Ezor dhe gjashtë në rajonin e Damaskut. Luftime të ashpra raportohet të jenë duke vazhduar në lagjet Salahedin dhe Seif el Davel të Alepos.

Kryengritësit rebelë dhe forcat qeveritare ka javë që luftojnë për kontrollin e këtij qyteti.

Vetëm gjatë së premtes, në Siri kanë humbur jetën rreth 100 persona.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar mbrëmë rezolutën, e cila dënon Qeverinë siriane për përdorimin e “armëve të rënda” dhe dështimin e saj për të tërhequr forcat nga zonat civile.
XS
SM
MD
LG