Ndërlidhjet

Vritet militanti i kërkuar në Dagestan


Dagestan - foto arkivi
Dagestan - foto arkivi
Një militant i kërkuar është vrarë në një fshat pranë Makaçkalas, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Dagestanit.

Militanti i identifikuar si Jusup Martazaliev ka qenë anëtar i një grupi të armatosur joligjor.

Policia ka rënë në gjurmët e tij në fshatin Shankhal, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ministria e Brendshme ka thënë se Martazaliev ka qenë udhëheqës i një grupi të angazhuar për terrorizëm dhe sabotazh.

Në Dagestan dhe republikat e tjera fqinje të Kaukazit të Rusisë vazhdon dhuna, pavarësisht pohimeve të Moskës se situata e sigurisë është duke u përmirësuar.
XS
SM
MD
LG