Ndërlidhjet

Parlamenti afgan shkarkon dy ministra


Parlamenti i Afganistanit
Parlamenti i Afganistanit
Parlamenti i Afganistanit ka kaluar të shtunën votën e mosbesimit për ministrin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes, ndërsa i ka kërkuar presidentit Hamid Karzai të emërojë zëvendësimet për ta.

Parlamenti ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, dhe ai i Brendshëm, Bismullah Mohamadi, kanë qenë përgjegjës për gabimet në siguri. Sipas ligjvënësve, dy zyrtarët kanë dështuar të adresojnë bombardimet ndërkufitare nga Pakistani, të cilat kanë detyruar qindra fshatarë të braktisin shtëpitë e tyre.

Anëtarët e Parlamentit po ashtu kanë ngritur dyshime për afera korruptive të dy ministrave.
XS
SM
MD
LG