Ndërlidhjet

Pezullohen policët që detyruan në lakuriqësi publike çiftin


Pakistan
Pakistan
Raportet nga Pakistani thonë se disa zyrtarë të policisë janë pezulluar, pas akuzave se kanë detyruar një çift të parakalojë nudo në publik.

Dëshmitarët thonë se policia në Gambat ka detyruar burrin dhe gruan të ecin lakuriq deri te stacioni policor, si ndëshkim për përjekjet që të kenë marrëdhënie seksuale jashtë martesës.

Pamjet e incizuara me telefona mobilë tregojnë burrin lakuriq duke u rrahur nga policët dhe gruan duke i lutur ata që ta lejojnë të mbulohet.

Rasti ka shkaktuar zemërim publik.

Çifti thuhet të jetë arrestuar në fund të korrikut, nën akuzat se ka synuar “të shkelë kurorën”.

Burri i përfshirë, Mumtaz Mirbahar, është liruar me kusht, ndërsa gruaja mbetet në paraburgim.
XS
SM
MD
LG