Ndërlidhjet

Shënohet përvjetori i burgosjes së Timoshenkos


Mbështetës të Timoshenkos - foto arkivi
Mbështetës të Timoshenkos - foto arkivi
Mbështetësit e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kanë shënuar përvjetorin e parë të burgosjes së saj me protesta dhe thirrje për lirim.

Një baner i gjatë 20 metra, me fjalët “Julia – Liri”, është shpalosur tek ura mbi Lumin Dniper, në kryeqytetin e Kievit.

Timoshenko, e cila ka shërbyer në postin e kryeministres së Ukrainës nga janari deri në shtator të 2005-ës dhe përsëri nga viti 2007 deri më 2010, është burgosur më 5 gusht të 2011-ës.

Ajo është shpallur fajtore për, siç është thënë, shpërdorim të detyrës zyrtare, ndërkohë që mbështetësit e saj, ashtu si edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë se rasti Timoshenko është i motivuar politikisht.
XS
SM
MD
LG