Ndërlidhjet

Barak: Sulmet e Sinait, "alarm" për Kajron


Sinai
Sinai
Izraeli ka kërkuar Egjiptit që ta forcojë kontrollin mbi rajonin e Sinait pas një sulmi vdekjeprurës në kufi, që la të vrarë 15 ushtarë egjiptianë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha se sulmi, gjatë të cilit sulmuesit kaluan në Izrael me një automjet të blinduar të konfiskuar nga kufitarët egjiptianë, duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi” për Kajron.

Forcat izrealite thanë se i kanë vrarë tetë sulmuesit. Shteti hebraik është ankuar vazhdimisht për sigurinë e dobët në Sinai pas rrëzimit të presidentit të Egjipiti Hosni Mubarak në vitin e kaluar.

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi është zotuar se do të rivendosë ”kontroll të plotë” në Sinai.
XS
SM
MD
LG