Ndërlidhjet

KMDLNj reagon për mungesë uji në Prishtinë


Ilustrim
Ilustrim
Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë i janë drejtuar shumë qytetarë, duke denoncuar Ujësjellësin Rajonal në Prishtinë për mosfurnizim me ujë me ditë të tëra dhe në disa paralagje edhe me javë të tëra, thuhet në një komunikatë të KMDLNj-së.

“Në muajt kur temperaturat rriten deri në 40 shkallë, mosfurnizimi me ujë të pijshëm është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe rrezikim serioz i shëndetit të qytetarëve. Aq më parë kur shumica e atyre që nuk furnizohen me ujë janë pagues të rregullt të faturave për shpenzimet e bëra ndaj Ujësjellësit Rajonal”.

Arsyetimin e ujësjellësit se mosfurnizimi me ujë “është pasojë e kyçjeve ilegale dhe shpenzimit të panevojshëm të ujit”, KMDLNj e konsideron si të paqëndrueshëm, “sepse kundër shpërdoruesve të ujit duhet të merren veprime ligjore e jo të dënohen përdoruesit e rregullt dhe të përgjegjshëm”.
XS
SM
MD
LG