Udhëheqësja e opozitës në Birmani, Aung San Su Ki, do të kryesojë një komitet të ri parlamentar, i cili pritet të përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me pakicat etnike në vend.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Su Ki do të kryesojë Komitetin 15-anëtarësh për sundim të ligjit dhe paqe.
Autoritetet e Birmanisë janë përballur me kritika ndërkombëtare për dështimin për të mbrojtur anëtarët e grupit mysliman Rohingia në rajonin Rakhine, ku nga dhuna sektare, në muajin qershor, kanë humbur jetën dhjetëra njerëz.
Su Ki, laureate e Çmimit Nobel dhe ish-e burgosur politike, është zgjedhur në postin e ligjvënëses në muajin prill.
Ky zhvillim është parë si provë e përparimit të qeverisë së re drejt reformave demokratike, pas disa dekadave të sundimit ushtarak.