Ndërlidhjet

“Curiosity” dërgon fotografi me ngjyra


Curiosity
Curiosity
Sonda e NASA-s “Curiosity” ka dëguar në Tokë imazhin e parë me ngjyra.

Fotografia kolor, e kapur nga një kamerë me shtresë pluhuri, tregon murin verior dhe skajin e kraterit Gale, një pellg ky i madh ku sonda “Curiosity” ka zbritur të hënën, pas një udhëtimi në hapësirë prej më shumë se tetë muajsh.

Imazhi tregon se njëri nga instrumentet kyçe të sondës – kamera, e njohur edhe si “Mars Hand Lens Imager” – funksionon mirë.

Ajo është projektuar për të kapur nga afër imazhet e shkëmbinjve dhe të objekteve të tjera.
XS
SM
MD
LG