Ndërlidhjet

Britania - numër rekord të medaljeve të arta


Londra 2012
Në Lojërat Olimpike “Londra 2012, Britania ka fituar më shumë medalje të arta se në çdo olimpiadë tjetër verore në 100 vjetët e fundit.

Vendi nikoqir ka rritur të martën në 22 numrin e medaljeve të arta me fitoret e çiklistëve Kris Hoj dhe Laura Trot, të atletit të trefishtë, Allister Braunlli, dhe të ekipit të kalorësve.

Fitorja e Hojt në kategorinë e meshkujve ka forcuar karrierën e tij olimpike me gjashtë medalje të arta – duke e bërë atë olimpikun më të suksesshëm britanikë të të gjitha kohërave.

Lojërat Olimpike kanë nisur më 27 korrik dhe do të zgjasin deri në 12 gusht.
XS
SM
MD
LG