Ndërlidhjet

Zhduken atletët kamerunas


Pamje nga Lojërat Olimpike 2012
Pamje nga Lojërat Olimpike 2012
Komiteti Ndërkombëtar Olimpik konfirmoi se janë zhdukur shtatë garues nga Kameruni.

KNO-ja tha se për këtë është njoftuar me shkrim nga Komiteti Olimpik i Kamerunit.

Dejvid Ojong, kreu i delegacionit kamerunas, tha se pesë boksistë, një notues dhe një lojtare e futbollit janë zhdukur që nga java e kaluar.

Arsyeja për zhdukjen e tyre mbetet e panjohur.

Ojong tha se vizat e atletëve u lejojnë atyre të qëndrojnë në Britani deri në muajin nëntor.

Zyrtarët e Lojërave Olimpike thanë se delegacioni kamerunas po kërkon ndihmë në gjetjen e atletëve të tij.
XS
SM
MD
LG