Ndërlidhjet

Daçiq e Zarif: problemet zgjidhen nën 1244-shin


Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit
Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit
Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq dhe shefi i UNMIK-ut Farid Zarif, sipas mediave serbe janë pajtuar gjatë një takimi në Beograd se të gjitha problemet në Kosovë duhet të zgjidhen në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Mediat serbe citojnë një njoftim të qeverisë së Beogradit, në të cilin thuhet se Daçiq dhe Zarif janë pajtuar se “është e domosdoshme që të sigurohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe se dialogu është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e të gjitha çështjeve”.

Daçiq citohet të ketë thënë se qeveria e Serbisë i njeh marrëveshjet e arritura në dialogun teknik mes Beogradit dhe Prishtinës dhe “konsdieron se është e nevojshme që të kapërcehen interpretimet e ndryshme për marrëveshjet e arritura”.
XS
SM
MD
LG