Ndërlidhjet

SHBA e Vietnami pastrojnë xhunglat


Zonë e kontaminuar në Vietnam
Zonë e kontaminuar në Vietnam
Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami nisën një pastrimin e Agent Orange nga pluhërat helmues.

Pastrimet nisën në disa pjesë të Aeroportit Ndërkombëtar të Danangut.

Baza ajrore ishte një nga kryesoret në programin amerikan të shpërndarjes së pluhurave helmues gjatë luftës në Vietnam.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara kishte lëshuar diku 80 milionë litra të pluhurave të tillë në ajrin vietnamez gjatë luftës dhjetë vjeçare.

Lufta përfundoi në vitin 1975, por çështja e kompensimit për dëmet që shkaktuan pasoja shëndetësore te një pjesë e madhe e vietnamezëve, mbetet ende një nga problemet kryesore.
XS
SM
MD
LG