Ndërlidhjet

Bullgaria konfiskon 22 kilogramë narkotikë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritetet bullgare thanë se kanë konfiskuar më shumë se 22 kilogramë heroinë të parashikuar për tregun e zi në Bosnjë.

Dogana e Bullgarisë njoftoi të enjtën se inspektorët kanë gjetur drogë në një veturë në pikën kufitare Kapitan Adrevo.

Njoftimi për media i këtij mekanizmi bëri të ditur se heroina ishte kontrabanduar nga Stambolli për në Bosnjë.

Vlera e sasisë së gjetur të drogës konsiderohet të jetë 1.5 milion dollarë.

Ajo fshihej në 23 paketa në tankun e veturës, të cilën po e ngiste një boshnjak 44 vjeçar.
XS
SM
MD
LG