Ndërlidhjet

Vriten në përpjekje të shuarjes së zjarrit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Pesë persona, në mesin e të cilëve ishin edhe tre zjarrfikës rusë, u vranë të enjtën kur helikopteri i tyre zjarrfikës u rrëzua në qarkun Kojsegiz të provincës jug-perëndimore Mugla të Turqisë.

Helikopteri rus ishte marrë me qira për të shuar zjarret, ndërsa po përdorej nga anëtarët turkë dhe rusë të ekuipazhit.

Ministria për pylltari dhe ujë e Turqisë tha se helikopteri është rrëzuar kur po fluturonte në një luginë të thellë në përpjekje për ta shuar zjarrin në afërsi të fshatit Karakam.

Asnjë person nuk i ka mbijetuar incidentit.
XS
SM
MD
LG