Ndërlidhjet

Australia rikthen dënimin për doracakun terrorist


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata e Lartë e Australisë ka rikthyer dënimin kundër ish-punëtorit të "Qantas Airlines", të shpallur fajtor për botimin e një doracaku për terrorizëm.

Gjykatësit kanë thënë se Belal Khazal, pastrues i kabinës për kompaninë australiane, ka publikuar librin për qëllime ekstremiste.

Më 2009, Khazal është dënuar më 12 vjet burgim për publikimin e doracakut në gjuhën arabe. Ai përfshinte udhëzime për bërjen e bombave, vrasje, kidnapime dhe sulme ndaj aeroplanëve.

Dënimi i Khazalit është anuluar nga një gjykatë e apelit më 2011.

Por, Gjykata e Lartë ka vendosur sot për rikthimin e dënimit, duke hedhur poshtë pretendimet e Khazalit se manuali nuk kishte për qëllim të nxiste ekstremizëm.
XS
SM
MD
LG