Ndërlidhjet

KPK do ndryshimin e projekt-ligjit për pagat e funksionarëve


Prishtinë
Prishtinë
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në takimin e radhës së tij, të kryesuar nga kryetari i Këshillit dhe Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka kritikuar ashpër projekt-ligjin për pagat e funksionarëve publikë.

“Ky projekt-ligj shpërfill parimin e barazisë së pushteteve, degradon pozitën dhe autoritetin e sistemit prokurorial dhe nuk respekton Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës”, thuhet në kumtesën dërguar mediave.

Sipas saj, ky projekt-ligj nuk respekton parimin e barazisë së pushteteve, andaj Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon që ai të rishikohet dhe pagat e bartësve të funksioneve prokuroriale të jenë ekuivalente me pozitat e larta drejtuese shtetërore, siç janë të përcaktuara me Ligjin për Prokurorin e Shtetit.
XS
SM
MD
LG