Ndërlidhjet

Vriten gjashtë civilë afganë


Foto arkivi
Foto arkivi
Gjashtë civilë afganë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur, kur automjeti i tyre ka hasur në një bombë në anë të rrugës, në provincën Helmand.

Autoritetet thonë se kryengritësit talibanë kanë vendosur bombën.

Zëdhënësi i provincës Helmand, Farid Ahmad Farhang, i ka thënë AFP-së se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Vrasjet pasojnë ato të tre ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, po ashtu në provincën Helmand, nga një person i armatosur me uniformë të ushtrisë afgane.
XS
SM
MD
LG