Ndërlidhjet

SHBA sanksionon Hezbollahun


Siri
Siri
Shtetet e Bashkuara kanë futur grupin militant të Hezbollahut në listën e organizatave të sanksionuara për shkak të lidhjeve të tij me regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad.

Në deklaratën e Departamentit të Thesarit thuhet se grupi me seli në Liban ka “rol integral në dhunën e vazhdueshme që kryen regjimi i Asadit mbi popullin sirian, përfshirë trajnime, këshilla dhe mbështetje të gjerë logjistike”.

Departamenti po ashtu thotë se Hezbollahu ka koordinuar mbështetjen e tij për Asadin me forcat e Gardës Revolucionare të Iranit.

Nënsekretari amerikan për Çështje të Terrorizmit dhe të Inteligjencës Financiare, Dejvid Kohen, ka thënë se sirianët dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të harrojnë kontributin e Hezbollahut dhe të mbrojtësit të tij, Iranit, në vrasjen e mijëra civilëve.

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur Hezbollahun organizatë terroriste qysh në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG